Hetimet për Damir Fazlliçin shtyhen për 3 muaj të tjerë
16/01/2009 Prokuroria gati fletëthirrjen për bashkëshortin e Flutura Kolës, avokates së biznesmenit
TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka vendosur të shtyjë edhe tre muaj të tjera hetimet për dosjen e serbo-boshnjakut Damir Fazlliç. Shkak për shtyrjen e afateve hetimore mësohet se janë bërë përgjigjet e letërporosive dhe disa dëshmi që organi i akuzës kryeqytetase, ende nuk ka mundur t’i administrojë në dosjen hetimore “Fazlliç”. Procesi hetimor që ka nisur në 8 tetor të vitit të kaluar, ka mundur të sekuestrojë një sërë dokumentesh, nga të cilat specialistët e njësisë hetimore Task-Forcë kanë ngritur dyshime të forta së Damir Fazlliçit, mund të ketë kryer pastrim parash në Shqipëri. Prokurorët pohojnë se me shtyrjen e afateve hetimore, organi i akuzës do të ketë mundësinë të marrë në pyetje edhe bashkëshortin e avokates Flutura Kola. Mësohet se aktualisht burrit të saj, Florenc Kolës i është dërguar një fletëthirrje ku i kërkohet që ai të paraqitet në organin e akuzës për t’u marrë në pyetje. Hetuesit nuk përcaktojnë me saktësi ditën dhe orën që Florenc Kola do merret në pyetje, por theksojnë se brenda kësaj jave ose javën e ardhshme, ai do deklarojë lidhur me çështjen hetimore të biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç. Thirrja në Prokurori e Florenc Kolës, ngre dyshime se edhe ky i fundit ka qenë pjesë e bizneseve të paligjshme të biznesmenit Fazlliç. Specialistët e akuzës pohojnë se bashkëshorti i avokates Flutura Kola ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës së shitjes së firmës “Crown Acquisitions”. Lidhur me këtë fakt, hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë informacion mbi prapaskenat e kësaj shitje, që kapi vlerën financiare prej 1.7 milionë euro. Gjithashtu Florenc Kola dyshohet se ka shërbyer si negociator midis fshatarëve që i kanë shitur tokën biznesmenit Damir Fazlliç. Për të provuar këtë organi i akuzës disponon disa dëshmi të fshatarëve, të cilët kanë deklaruar se Florenc Kola ka qenë personi kryesor që ishte interesuar për blerjen e tokës dhe se vetë ai ja ka dorëzuar paratë e blerjes së sipërfaqes tokësore. Për të gjitha këto dyshime si dhe për bashkëpunimin që ka pasur me Damir Fazlliçin, organi i akuzës ka vendosur që të marrë në pyetje Florenc Kolën. Ndërkaq që Prokuroria e Tiranës është në pritje të përgjigjeve të 5 letërporosive të dërguara në Qipro, Francë, Bosnjë, Angli dhe Kroaci.