Prokurorët: Duam edhe ne pasaporta shërbimi si gjykatësit
16/01/2009 Reagimi i akuzës vetëm pak ditë pas pajisjes së gjyqtarëve
TIRANE- Prokurorët e Shqipërisë kërkojnë që ashtu si 270 gjyqtarët, edhe ata Qeveria t’i pajisë me pasaportat e shërbimit. Sipas tyre, prokurorët gëzojnë të njëjtin status me gjyqtarët dhe për këtë arsye në ditët në vazhdim Qeveria duhet të mendojë edhe për pajisjen e tyre me pasaporta shërbimi. Pajisja e prokurorëve me pasaportë shërbimi sjell lehtësimin e procedurës dhe shkurtimin e kohës së pajisjes me viza për njerëzit e akuzës shqiptare. Për prokurorët, ky hap jo vetëm që sjell përmirësimin e statusit të njerëzve të akuzës, por në të njëjtën kohë ndikon pozitivisht në realizimin në kohë dhe me profesionalizëm të detyrave të tyre. Pajisja me pasaporta shërbimi është tepër e nevojshme për punonjësit e organit të akuzës, pasi një gjë e tillë për ta do të lehtësonte shumë pjesëmarrjen në seminare ndërkombëtare dhe takime pune jashtë vendit. Ndërkohë që jo më larg se tre ditësh Ministria e Drejtësisë pohoi se do të shpërndajë 270 pasaporta shërbimi për gjyqtarët e shkallës së parë ne rrethe dhe Krimeve të Rënda Tiranë. Që prej vitit 2000, me pasaporta shërbimi janë pajisur gjyqtarët e gjykatave të Apelit dhe anëtarë të Gjykatës së Lartë posedojnë pasaporta diplomatike.