Rama në Pogradec dhe Korçë: Ja ku ndryshojmë nga PD-ja
1 mijë 70 të rinj në qarkun e Korçës kanë marrë në duar kartën e anëtarësimit në Partinë Socialiste. Gjatë cermonisë së dorëzimit të këtyre kartave për 520 të rinj të Pogradecit dhe 570 të Korçës kryesocialisti Edi Rama ka folur për alternativën e zhvillimit që ofron Partia Socialiste ndryshe nga politikat që po ndjek qeveria aktuale.
Ndërsa ka folur para të rinjëve të Pogradecit zoti Rama është shprehur se PS-së ka kërkuar që të mos lejohet importi i plehrave ndërsa PD-ja bëri të kundërtën. Po ashtu Rama ka deklarauar se qeveria e djathtë i shiti detin Greqisë ndërsa PS-ja e çoi këtë çështje në kushtetuese.
Ndërsa gjatë fjalës së tij në Korçë para të rinjve kreu socialist është ndalur tek situata e të përndjekurve politikë dhe qëndrimit që ka mbajtur PS-ja më këtë shtresë të shoqërisë.
Kreu socialist ka folur para të rinjëve korçarë edhe sa i përket nivelit të lartë të papunësisë në vend apo pamundësisë së qytetarëve për të përfitur shërbimet bazë.