Rrugët, Bashkia: Rikonstruksioni, brenda afatit
TIRANE- Rikonstruktimi i rrugeve do te mbyllet brenda afatit. Kjo eshte deklarata e Bashkise se Tiranes, e cila garanton rikonstruksionin e plote te rrugeve te kryeqytetit, ndersa thekson se aktualisht eshte mbyllur 85 për qind e punes.
Bashkia ka bere me dije se brenda këtij muaji është parashikuar të përfundojë plotësisht rehabilitimi i 92 rrugëve që janë më të amortizuara në qytetin e Tiranës. Pas kesaj, do të nisë faza e dytë për rehabilitimin e segmenteve të tjera rrugore në kryeqytet të cilat janë të demtuara e jane parashikuar ne listen e nderhyrjeve riparuese.
Vetem nje dite me pare kreu i bashkise, Lulzim Basha ka bere nje inspektim te punes ne disa nga akset ku po nderhyhej dhe ka ndjekur nga afer punimet