Tiranë, rikonstruktohen 85% e rrugëve me probleme

Taulant Zeneli
Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se ka përfunduar deri tani riparimin e 85% të rrugëve me probleme. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve në këtë institucion, Taulant Zeneli se rrugët e kryeqytetit të evidentuara me probleme do të rikonstruktohen brenda muajit mars.
Të gjitha punimet për rrugët që ne kemi vendosur do të përfundojnë brenda muajit mars. Deri tani është ndërhyrë rrugën e Dibrës, në atë të Kavajës, në pjesë të Unazës, dhe në gjitha pjesët kryesore rrugore pasur probleme me gropat, pesetat dhe me kanalet e ujërave të shiut, tha Zeneli.
Ai u shpreh se është duke u punuar dhe për mbylljen e pesetave në rrugët kryesore. /F.S/