Rama, vizitë në Greqi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është nisur dje për në Greqi. Burimet zyrtare të kësaj partie konfirmuan vizitën e Ramës, ndërsa nuk dihet nëse ai do të ketë takime me përfaqësues të qeverisë greke apo zyrtarë të PASOK-ut atje. Dy ditë më parë, Rama njoftoi një axhendë të ngjeshur me takime jashtë shtetit, duke mos mundur kështu të takojë dy prej raporterëve të KE-së.
Përmes një letre dërguar dy raporterëve, Rama u shpjegoi pamundësinë e tij për t‘u takuar me ta, të cilët sapo kanë nisur takimet me personalitetet e larta të politikës shqiptare. Sipas Ramës, pamundësia e takimit me raporterët vjen për shkak të angazhimit të tij me një axhendë të ngjeshur jashtë vendit.
Vizita e fundit e Ramës jashtë vendit ishte në Londër rreth dy javë më parë. Në një intervistë dhënë për BBC në shqip, Rama konfirmoi vendosmërinë e selisë rozë dhe gjithë opozitës për të vijuar me bojkotin dhe protestat.