Withers: Dhuna ndaj medias e pajustifikueshme
TIRANE- Ambasadori amerikan John Whithers e quan të pajustifikueshme dhunën ndaj medias dhe punonjësve të saj. Zoti Ambasador ishte i ftuar në një takim me teme " Midis lirise se dhunuar dhe informalitetit", të organizuar nga Unioni i gazetarëve.
“Nuk ka justifikim për dhunën ndaj medias”- theksoi ambasadori amerikan pak ditë pas dhunës ndaj gazetarit Mero Baze nga presidenti i kompanisë Taci Oil, Rezart Taci dhe truprojat e tij.
Whithers theksoi se është koha për të marrë përgjigje nga institucionet për këtë dhunë, duke kujtuar se ngjarja e ndodhur të hënën , nuk ishte e vetme, por ka pasur dhe raste të tjera të dhunës në media duke kujtuar rastin e deputetit Tom Doshi.
I dërguari i Washingtoni i përcolli gazetarëve të pranishëm mesazhin “Mos u dorëzoni para presionit” duke kujtuar se Mero Baze kishte bërë shkrime kritike dhe ndaj personit të tij.
Në takim ishte i pranishëm dhe ambasadori i OSBE-së Robert Bosch.
(s.g/BalkanWeb)