E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perndjekurit: Duam kandidate per deputete

Te perndjekurit politik, kerkojne te kandidojne per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Ne emer te shoqatave te ish te perndjekurve, Besim Ndregjoni i beri thirrje kryeministrit Sali Berisha, qe perfaqesuesit e ketyre shoqatave, te vendosen ne listat e kandidateve qe do te garojne ne zgjedhjet per Kuvendin e ri. "I bejme thirrje kreut te Partise Demokratike, qe ne menyre urgjente te perfshije kandidatet tane ne lista. Perfaqesojme rreth 350 mije banore dhe duhet te kemi vend ne Kuvend", beri thirrje Ndregjoni. Ne emer te shoqatave, Ndregjoni u shpreh se nje numer kaq i madh i kesaj kategorie te shoqerise shqiptare, duhet te perfaqesohet ne Kuvend dhe ndaj kandidatet te renditet ne listat qe do te shpalle ne zgjedhje selia blu. Sipas tij, po ne menyre urgjente, duhet te nise dhe shperndarja e parave per te gjithe kete kategori te vendit. Ndregjoni u shpreh se nuk duhet te ndodhin me vonesa ne ndarjen e fondit per demshperblimin e ish te denuarve politik nga regjimi komunist. Ankesa ne emer te shoqatave, u bene dhe ndaj ngrirjes se zbatimit te ligjit per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit. Pa marre parasysh kritikat e nderkombetareve, per kete ceshtje, ish te perndjekurit, kerkuan qe ky ligj te nise te zbatohet sa me pare dhe mundesisht para zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. "Nuk ka me vend per vonesa ne zbatimin e ligjit", u shpreh Ndregjoni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›