Meta: Nuk bëhemi pjesë e spekulimeve për Presidentin
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Elbasanit. Vizita e tij përkonte me pjesmarrjen e tij në organizimet festive të Forumit të LSI-së.
Ndonëse prezenca e tij ishte jashtë atmosferës politike Meta nuk u ka shpëtuar deklaratave lidhur me zhvillimet e fundit. Rreth kandidaturave për zgjedhjet presidenciale Meta është treguar i rezervuar duke u shprehur se LSI nuk është pjesë e spekulimeve.
Komenti im lidhur me këtë çeshtje do të jetë në momentin e duhur. LSI nuk preferon të jetë pjesë e spekulimeve për Presidentin, ne jemi pjesë e zgjedhjes-tha ai.
Ndërkohë Meta nuk ka hezituar të rikonfirmojë qëdrimin e tij kundër përjashtimit të Kastriot Islamit nga PS, duke e cilësuar një fenomen të paprecedentë dhe kthim në të kaluarën.