E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama zbulon grupin e fundit sabotator të naftës

09-06-2013 / Gazeta 55

Me afrimin e 23 qershorit, kryetarit të opozitës i shtohen halucinacionet me grupe armiqësore e ndëshkime kolektive. Në Maliq pa ëndrra antiamerikane me intelektualë që kthejnë kënetat, kurse në Patos, ai denoncoi dje një grup armiqësor, me shqiptarë, amerikanë e kanadezë, që po sabotojnë naftën. Ai përsëriti fjalë për fjalë, parullën enveriste “nafta do t’i kthehet popullit”, çka nënkupton se për Patosin e Fierin do rikthehen tallonat, pasi fondet do u rishkojnë pinjollëve të Bllokut

Edi Rama riktheu dje në qytetin e Fierit fantazmat e së shkuarës, kur kërcënoi sipërmarrësit privatë, se do shtetëzojë kompanitë e naftës, por jo vetëm. Gradualisht, fushata elektorale e kreut të PS po shkon drejt destabilizimit, teksa nga takimi në takim po del në zanafillën e tij politike, kundër sipërmarrjes private. Si trashëgimtar i nomeklaturës hoxhiste, Edvini s’ka sesi të distancohet nga teoritë e centralizimit ekonomik, përmes shtetëzimeve, mbylljes së bizneseve private, zhdukjes së vendeve të punës dhe kalimin e çdo sektori ekonomik në duart e shtetit. Pak a shumë këtë përcolli dje në Patos të Fierit, kur iu referua industrisë së naftës. “Rilindja” sipas tij është kthimi i “naftës tek naftëtarët”, në një kohë kur në Shqipëri operojnë kompani naftënxjerrëse ndër më seriozet në europë dhe në botë, të cilat i japin një shtysë të fuqishme zhvillimit ekonomik, përmes taksave dhe vendeve të punës që krijojnë. Sigurisht në mentalitetin e kreut të PS, fjalët “taksa” dhe “vende pune” është i destinuar t’i dënojë me vdekje, pasi në tërësi është armik i të dy këtyre treguesve. Si taksa rritës i pandreqshëm, Edvini çoi në falimentim dhjetëra biznese në Bashkinë e Tiranës, gjatë qeverisjes së tij korruptive 11 vjeçare. Ai gjithashtu është përgjegjës për qindra e mijëra vende pune të mohuara gjatë thuajse një dekade që ai drejtoi bashkinë më të rëndësishme të vendit. Për të mos detajuar më pas mungesën e projekteve zhvillimore, mungesën e një plani urbanistik për zhvillimin e qytetit dhe mbi të gjitha për betonizimin e paprecedentë të qytetit në të gjithë hapësirën e tij të gjelbër. Por, përtej retrospektivës së dhimbshme, sot flasim për një kanosje akoma edhe më të rrezikshme. Edi Rama po kërcënon investitorët e huaj dhe po u tregon atyre derën e daljes nga Shqipëria, përpara se ai të vijë në pushtet (gjithnjë nëse do të vijë një ditë), pavarësisht se bëhet fjalë për kompani serioze në arenën ndërkombëtare me impakt të rëndësishëm ekonomik, për investimet që kanë kryer në Shqipëri. Kuptohet se ky fakt s’përbën interes për Edi Ramën, përsa kohë, ashtu sikurse diktatori Hoxha dikur, e sheh problemin te bota perëndimore. Paaftësia për të kuptuar dhe pranuar zhvillimin e Shqipërisë përmes sipërmarrjes private, e detyron Edi Ramën që dashje pa dashje të përqafojë idetë e Enverit dhe Ramizit, për “mbrojtjen e Shqipërisë nga imperializmi”, rikthimin e “naftës tek naftëtarët” si dhe rikthimin e tollonave për Patosin dhe Fierin. Gjithsesi, përtej ëndrrave haluçinante të bllokmenit, shqiptarët s’do e lënë vendin e tyre në duart e një pinjolli të çakërdisur të nomeklaturës hoxhiste, i cili para së gjithash do i varfërojë shqiptarët dhe do e mbajë larg Shqipërinë nga integrimi dhe bota e jashtme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›