Rama zgjedh Dritan Rreshkën drejtues Task-Force
02/03/2010 Gjatë analizës vjetore sot pritet edhe prezantimi i tij në Prokurorinë e Tiranës.
Rreshka: Deri tani nuk më kanë lajmëruar për vendimin
TIRANE- Kryeprokurorja, Ina Rama, ka zgjedhur dje si drejtues të njësisë hetimore Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës, prokurorin Dritan Rreshka, i cili disa kohë më parë ka shërbyer pranë kësaj prokurorie duke hetuar një sërë dosjesh të njohura. Urdhri për të drejtuar njësinë antikorrupsion është firmosur nga Ina Rama dhe pritet që gjatë ditës së sotme të kryhet edhe prezantimi i prokurorit Rreshka. Kjo korrespondon me analizën vjetore të kësaj prokurorie, ku sot në organin e akuzës së kryeqytetit do të jetë e pranishme edhe Kryeprokurorja Ina Rama. Mësohet se veç analizimit të punës në agjendën e Ramës do të jetë edhe prezantimi i drejtuesit të Task-Forcës Dritan Rreshka. Ky i fundit radhitet si një nga prokurorët më të suksesshëm, për sa i përket hetimit të disa dosjeve që kishin lidhje me afera korruptive në administratën shtetërore, spitale, e të tjera. Vetë prokurori është shprehur se nuk është lajmëruar për një vendim të tillë. Dritan Rreshka ka kryer detyrën e tij në Prokurorinë e Tiranës, por pas hapjes së 6 zyrave të reja antikorrupsion ai u zgjodh si drejtues në njësinë Task-Forcë në Prokurorinë e Durrësit. Këtë funksion ai e kreu për disa muaj me radhë, ku gjatë punës hetimore zbuloi skandalin e tokave tek “Shkëmbi i Kavajës”, ku u arrestua ish-deputeti i PD-së Flori Bajramaj, si dhe një sërë zyrtarësh të tjerë. Ndërkohë që gjatë punës hetimore në Prokurorinë e Tiranës, nën “lupën” e Rreshkës janë vënë çështje si ajo e Damir Fazliç, shitja e kompanisë “Armo”, si dhe disa mjekë të spitalit në Tiranë.