E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Berisha të tërhiqet nga vendimi

I bëjë thirrje Kryeministrit Berisha të tërhiqet nga vendimi por të lërë gazetën "Tema" të ushtrojë aktivitetin e saj dhe të respektojë gjykatën. Kështu është shprehur Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë për shtyp në lidhje me bllokimin e redaksisë së gazetës "Tema" disa ditë më parë. Sipas tij duhet të reagojnë dhe prokuroria për çuarjen para ligjit e përgjegjësit dhe urdhëruesit të rrethimit të gazetës. Partia Socialiste është në krahë të gazetarit dhe botuesit të gazetës "Tema" Mero Bazes edhe pse ai nuk ka qenë në krah të kësaj partie" u shpeh Rama. Në fjalët e tij Rama gjithashtu shtoi se në fundit e mandatit të kësaj maxhorance do të përfundojë dhe episodet e sjelljes antidemokratike me mediat në Shqipëri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›