Zgjedhjet, PR-ja e shqetësuar për organizimin e koalicionit të djathtë
11/01/2009 Zhvillohet Asambleja Kombëtare, Mediu i kërkon prokurorisë zbardhjen e ngjarjes së Gërdecit
Kur na ndajnë vetëm 5 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Partia Republikane në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare vuri theksin te përcaktimi i mënyrës së funksionimit të koalicionit të djathtë, pjesë e rëndësishme e së cilës është edhe ajo vetë, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Krerët e saj në fjalën e mbajtur para anëtarëve republikanë të asambleve në rrethe kanë nënvizuar meritat e PR-së në rrugën e zhvillimit dhe forcimit të demokracisë në Shqipëri. “Organizimi elektoral i së djathtës duhet të fillojë që tani për një strategji të përbashkët për t’u finalizuar me një fushatë të suksesshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Thelbi i këtij koalicioni do të jetë përfshirja brenda një koalicioni i të gjitha partive relevante politike të së djathtës, por që në fund në themel të saj ka organizimin dhe funksionimin tonë si parti brenda këtij koalicioni”, - theksoi kryetari i kësaj partie Fatmir Mediu. Ndërsa presidenti i nderit i PR-së, Sabri Godo, nënvizoi rëndësinë e një aleance për të fituar zgjedhjet e qershorit 2009. “Ne duhet të përpiqemi të ketë aleancë të djathtë. Varet nga forca politike kryesore e mazhorancës se ç’emër do t’i vërë koalicionit, kush do të bëjë pjesë në të dhe si do të funksionojë ai. Të gjitha këtyre pyetjeve nuk jemi në gjendje t’i japim një përgjigje, por do të shohim se çdo të ndodhë në të ardhmen”, - u shpreh ai. Referuar interesave që mbrojnë republikanët, Mediu tha se PR-ja është mbështetur në një program të qartë mbi respektimin e kombit, familjes dhe pronës, ndonëse jo pak herë kanë hasur kundërshti. “Disa nga idetë tona u kundërshtuan dhe u cilësuan gati-gati herezi, në mënyrë të veçantë ideja për kthimin e pronave. Ata që e shtetëzuan dhe e shitën si të tyren u bazuan në koncepte leniniste, por ideja republikane mbetet rikthimi i pronës te pronari i ligjshëm”, - vijoi ai. Po dje Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, i kërkoi prokurorisë të Tiranës që të qëndrojë larg ndikimeve politike dhe të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e tragjedisë së Gërdecit, çështje për të cilën është person në hetim.