Data e zgjedhjeve pas ligjit të dosjeve
11/01/2009 Presidenti i Republikës ka edhe 11 ditë kohë për të dekretuar ditën e procesit
Në fillim të javës pritet vendimi i kreut të shtetit për lustracionin
Presidenti i Republikës Bamir Topi pritet të nisë javën e ardhshme konsultimet me kryetarët e partive parlamentare në vend për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Burimet zyrtare konfirmojnë se kreu i shtetit nuk i ka nisur ende konsultimet. Angazhimet e Presidentit të Republikës në ushtrimin e funksionit të tij si kryetar shteti, siç ishte vizita e tij dyditore në Kosovë si dhe koha e mjaftueshme e mbetur në dispozicion për të realizuar këto bisedime, kanë bërë që takimet e tij për këtë çështje Presidenti t’i përfshijë në axhendën e javës së ardhshme. I vetmi hap që pritet gjithë “sy e veshë” nga numri një i shtetit shqiptar është vendimi i tij për ligjin e dosjeve. Ndërsa për datën e zgjedhjeve Presidenti ka edhe 12 ditë për të vendosur për ligjin “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë” atij i kanë mbetur edhe katër ditë.
Datat e zgjedhjeve
Sipas nenit 8 dhe 9 të Kodit të ri Zgjedhor, datat 21 dhe 28 qershor janë datat e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Pikërisht për njërën nga këto data duhet të vendosë kreu i shtetit për ta dekretuar, përcaktim ky sipas dispozitave kushtetuese dhe nga ligji për zgjedhjet. Por përpara se të vendosë se cilën datë do të dekretojë, kreu i shtetit, siç është bërë tashmë praktikë për të gjitha proceset zgjedhore, pritet të konsultohet me palët e interesuara, në këtë rast të partive parlamentare. Sipas burimeve edhe pranë partive politike, edhe nga Presidenca, ende nuk ka asnjë njoftim për thirrjen e palëve për konsultim për këtë çështje. Afati i kreut të shtetit për dekretimin e datës së zgjedhjeve skanon në 22 janar. Dispozita kalimtare e Kodit Zgjedhor ka përcaktuar vetëm për këto zgjedhje, detyrimin e kreut të shtetit për ta dekretuar datën një javë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Referuar 31 dhjetorit 2008, datë e botimit të dekretit të kreut të shtetit në Fletoren zyrtare, hyrja në fuqi e këtij Kodi do të datojë saktësisht në 15 janar.
Dekreti për dosjet
Tri ditët e para të javës së ardhshme shënojnë edhe skadimin e afatit që Presidenti Topi ka në dispozicion për të dekretuar ligjin “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë”. Dita e mërkurë, 14 janari, shënon edhe fundin e kohës prej 20 ditësh që Kushtetuta i lejon Presidentit të Republikës të shpallë dekretin e tij për një ligj. “Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Ligji quhet i shpallur në qoftë se Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtat e parashikuara më sipër”, - thuhet në nenin 85 të Kushtetutës së Shqipërisë. Por sipas deklaratave të kreut të shtetit, përcaktimi i dytë i nenit nuk ka gjasa të ndodhë. Presidenti është shprehur se po konsultohet për ligjin dhe se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi për të marrë vendimin për të dekretuar shpalljen e ligjit apo kthimin e tij në Kuvend. Ai po shfrytëzon maksimalisht harkun kohor që ka në dispozicion për të marrë vendimin e tij, vendim i cili nuk dihet me saktësi se cili do të jetë. Deri tani vetëm një gjë është e sigurt: Presidenti i Republikës është pro hapjes së dosjeve.