E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet kufoma e Marjanes

PUKE - U gjet dje trupi i pajete i vajzes qe u mbyt nje dite me pare ne ujerat e lumit te fshatit Kryezi ne Puke. Pas disa oresh kerkime nga forcat policore te rrethit, familjare dhe banore te zones, trupi i 17-vjecares Marjana Gjini u gjet rreth 8 km larg vendit ku ajo u rrezua dhe u mbyt, ne afersi te bregut te lumit te fshatit Breg. Sipas te dhenave, mesohet se trupi i adoleshentes u transportua per ne spitalin e Pukes, ku do t'i nenshtrohet autopsise. Nga hetimet e deritanishme lidhur me kete ngjarje, rezulton se 17-vjecarja eshte mbytur aksidentalisht. Ajo dyshohet te kete perfunduar ne ujerat e lumit pasi rreshqiti nga ngricat, nderkohe qe ishte duke ecur ne ane te rruges. Forcat e policise lokale u angazhuan ne nje operacion kerkimi, menjehere pasi u informuan per ngjarjen e dhembshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›