E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrin ne pune e vdekur

DURRES - Nje 46-vjecare, nene e dy femijeve, i dha fund jetes ne menyre tragjike, duke u vetevarur per shkak te depresionit. Mesohet se ngjarja ndodhi mesditen e se dieles, pikerisht ne lagjen nr. 18 te qytetit te Durresit, ne banesen e Mira Llanit. Kjo e fundit, e divorcuar dhe me dy femije te rritur, u gjet e vdekur ne banesen e saj, rreth ores 13.45 nga te afermit. Burime nga spitali rajonal i Durresit bene te ditur per gazeten, se 46-vjecarja Llani ishte punonjese sanitare ne spitalin rajonal te qytetit. Edhe pse trupi i saj u transportua me urgjence ne spitali, asgje nuk ishte e mundur per rikthimin ne jete te saj, pasi ajo kishte vdekur nga asfiksia kohe me pare. Sipas burimeve nga urgjenca e spitalit, 46-vjecarja nderroi jete si rezultat i varjes ne litar, veprim qe nga hetimet paraprake eshte kryer ne kushtet e tronditjes se thelle. Mesohet se 46-vjecarja Llani ishte e divorcuar, nderkohe qe nga martesa kishte dy femije, nje djale dhe nje vajze ne moshe madhore. Po sipas burimeve nga spitali, gjendja e 46-vjecares eshte renduar para nje viti, kohe ne te cilen asaj i ka vdekur edhe e ema. Koleget e saj ne spital jane shprehur se kohet e fundit Mira Llani jetonte ne varferi dhe se problemet ishin shtuar edhe pas divorcit. Ne lidhje me ngjarjen ne fjale, Drejtoria e Policise se qarkut te Durresit nuk kishte dijeni, madje nuk e ka pranuar se nje gje e tille ka ndodhur. Pavaresisht ketij fakti, ceremonia e varrimit te Mira Llanit eshte kryer te dielen pasdite, prane varrezave te reja te qytetit bregdetar te Durresit. Vetem pak dite me pare, ne po kete qytet u vetevar nje 22-vjecare, per shkak te depresionit.
A. K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›