E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Përbuzje për një tradhtar si Kadeli, tani PS më e pastër

Të tjera rreth shkrimit Majko: Oh sa mirë me qenë tradhtar Rama në Londër e Bruksel për pas zgjedhjeve Reportazh/ Me Ramën në autobusin "Rilindje"- Nga Edmond Arizaj LEZHE - Nga qyteti i Lezhës ku 4 vjet më parë Rama bënte fushatë për Gjovalin Kadelin, dje pasdite ai ka shprehur përbuzjen ndaj ish deputetit socialist i cili është përfshirë nga kryeministri Berisha në listat e PD-së.

Rama tha se Kadeli i ka kthyer shpinën socialistëve progresistë për një karrike, por se me ikjen e tij PS është më e pastër dhe më e fortë për të shkuar në parlament me 4 deputetë.

“Katër vite më parë isha këtu me një skuader deputësh, dua të bëj dy nënvizime. Një mirënjohje për Gjoke Jaku, cili katër vjet më parë mori votën për ta përfaqësuar. Nga ana tjetër dua të shpreh përbuzjen tim për një tradhtar si Gjovalin Kadeli i cili para katër vitesh që erdhi me votën e progresistëve të Lezhës, por sot katër vjet më vonë u ka kthyer shpinën për një karrike që është turpi i tij dhe emrit tij për këtë qytet që vetëm për një karrike u ktheu shpinën. Me ikjen e atij tradhtari sot Partia Sociliste është më pastër më e fortë dhe më e gatshme për të marrë fitoren dhe për të shkuar në Parlamentin e Shqipërisë me katër deputetë”- tha Rama.

Rama theksoi se vendimi Kadelit për të tradhëtuar votën dhe kauzën e socilistëve Lezhjanë do të ndëshkohet me votë nga këta të fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›