Majko: Në zonën time kam familjarët e Arben Malajt, që votojnë për PS-në
Pandeli Majko, kandidati i Partisë Socialiste, që udhëheq listën e qarkut të Tiranës, në një intervistë për Shqip, thotë se kjo nuk është hera e parë që kandidon në Tiranë, pasi ka kandiduar edhe në vitin 1992.
Majko thotë se është i bindur që do kenë një fitore të fortë në qarkun e Tiranës.
I pyetur për listën e kandidatëve të PS-së, Majko thotë: Në këtë fazë të fushatës nuk mund të diskutohet më cilësia e listës së PS-së, pasi për fat të keq kjo është një temë e kaluar.
Majko thotë se njerëzit janë të prirur që të shohin historinë politike në vazhdim.
Ai thekson se këto zgjedhje do të jenë një referendum i madh që do e ndajë shoqërinë në dy pjesë, ata që duan ndryshim dhe ata që duan të ruhet kjo status quo.
I pyetur për kandidimin e Arben Malajt si i pavarur, Majko thotë se ajo do jetë më shumë një histori televizive, sesa e lidhur me historinë e votave.
Majko shton se në njësinë 5 në Tiranë, që është nën përgjegjësinë e tij, jetojnë vëllezërit dhe familjarët e Malajt, që votojnë për Partinë Socialiste.
Më 23 qershor vendoset për të ardhmen e vendit, jo për fatet e politikanëve, thotë Majko.
Në fund ai i bën një apel kryeministrit Sali Berisha, që kur të ikë, të nxjerrë një urdhër për të dorëzuar dosjet e pushtetit për ta dorëzuar shtetin me letra dhe jo ashtu siç bëri radhën e parë, kur u largua duke lënë një shtet të falimentuar./ep