Rama:Plani i Tiranës peng i propagandës

Tirana do të vazhdojë të transformohet dhe do të vazhdojë të kthehet në një qytet ku të gjithë do të ndihen realisht pjesë e një rruge të përbashkët drejt Europës, pavarësisht pengesave primitive dhe politikës së mbrapshtë dhe të pabesë qeveritare . Kështu është shprehur Kryebashkiaku Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksion në bllokun 51 në kryeqytet . Gjatë këtyre inspektimeve , Rama ka folur edhe per planin rregullues te kryeqytetit duke deklaruar se ai ka më shumë se 1 vit që qëndron në sirtarë për propagandë të ulët.
Blloku 51 në Tiranë kufizohet nga rrugët "Jordan Misja"-nga "Unaza" dhe rruga "Don Bosko". Përmes një fondi të Bashkisë së Tiranës, do të mundësohet rehabilitimi i plotë i këtij blloku që përfshin shtrimin e rrugëve dhe trotuarëve, ndërtim të shesheve të parkimit publik shtesë, rrjet të ri kolektorësh dhe pusetash, ndriçim publik dhe hapësira të gjelbëra .