E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi, BE shqyrton sot kërkesën e Shqipërisë



Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë takuar në Luksemburg në mbledhjen e radhës ku pritet të diskutojnë për shumë çështje, mes të cilave edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në takimin e së martës kryediplomatët evropianë do të shqyrtojnë edhe propozimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Ndonëse nuk pritet të ndërmerret asnjë vendim konkret, mësohet se nisja e parakohshme e shqyrtimit të këtij aplikimi është një nismë e ministrit të Jashtëm italian, Franco Frattini, i cili vetëm pak ditë më parë gjatë takimit me zv.kryeministrin Ilir Meta premtoi se do të jetë një avokat i perspektivës evropiane të vendit tonë. Në argumentin e tij Frattini ka përfshirë edhe faktin që të gjithë rajonin e pret e ardhmja evropiane. Shqipëria aplikoi për statusin kandidat në Bashkimin Evropian në 28 prill të këtij viti gjatë Presidencës çeke të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›