Kontroll rimbursimit të lëndës djegëse
14/12/2008 Urdhri
Ministria e Bujqësisë ka dhënë urdhër që të kontrollohet zbatimi i programit të rimbursimit të lëndëve djegëse për fermerët shqiptarë. Ata për herë të parë këtë vit po marrin 6 për qind rimbursim të lëndës djegëse për produktet e shitura tregtarëve dhe ndërmarrjeve agropërpunuese, kundrejt faturave tatimore dhe kodit përkatës. Ky rimbursim kryhet brenda 45 ditëve pas verifikimit të kartelës teknologjike. Do të jenë drejtoritë rajonale të bujqësisë që do të merren me këtë proces. Kontrolli do të bëhet për solarin dhe lëndën djegëse që është përdorur për prodhimin në serrat me ngrohje. Udhëzimi zyrtar thotë se “personat juridikë vendas ose të huaj që përdorin lëndë djegëse në serrat me ngrohje për prodhimin e produkteve agroindustriale duhet të depozitojnë pranë degës së tatimeve ku janë regjistruar kartën teknologjike me të dhënat për rimbursim të TVSH-së së lëndëve djegëse për serrat, si dhe të dhëna të tjera, të cilat do të verifikohen nga drejtoritë rajonale të bujqësisë”.