E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia keqardhje për njohjen nga Arabia Saudite

Bruksel-Serbia se ka pritur fare mirë, vendimin e Arabisë Saudite për të njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, deklaroi nga Brukseli, se ndiente keqardhje për këtë vendim të Arabisë Saudite. “Është për keqardhje se vendimi i Arabisë Saudite për ta njohur Kosovën, erdhi në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë duhet të deklarohet për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës”-theksoi Jeremiç, pas takimeve me komisionerin Olli Rehn dhe shefin për Politikë të Jashtme e Siguri, Javier Solana.

kryediplomati serb tha se pavarësisht nga rrethanat, Serbia asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Një ditë më parë, Arabia Saudite vendosi të njohë pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›