Të bëhesh me dashuri!
Meri Lalaj, një grua imcake, kaluar gjysmë shekulli, nuk e lëshon vëmendjen e njerëzve nga sytë e saj
Meri Lalaj, një grua imcake, kaluar gjysmë shekulli, nuk e lëshon vëmendjen e njerëzve nga sytë e saj. Me buzë të lyera brisk, të kuqe dhe të folurën prej kokete, Meri është krejtësisht e lirë tani, të flasë për rininë, për dashurinë, për seksin, letërsinë, përkthimet, romanet e saj, për gjërat që do e të errëtën që e ka hequr nga jeta në diktaturë, - pse Pogradeci qyteti i saj i lindjes tani po i kthen nderin. Meri Lalaj në fillimmarsi është nderuar nga Bashkia e qytetit të Pogradecit me titullin Qytetare Nderi Meri Lalaj, një grua imcake, kaluar gjysmë shekulli, nuk e lëshon vëmendjen e njerëzve nga sytë e saj. Me buzë të lyera brisk, të kuqe dhe të folurën prej kokete, Meri është krejtësisht e lirë tani, të flasë për rininë, për dashurinë, për seksin, letërsinë, përkthimet, romanet e saj, për gjërat që do e të errëtën që e ka hequr nga jeta në diktaturë, - pse Pogradeci qyteti i saj i lindjes tani po i kthen nderin. Meri Lalaj në fillimmarsi është nderuar nga Bashkia e qytetit të Pogradecit me titullin Qytetare Nderi. Punën e saj me gjuhën shqipe, qoftë me përkthimin, publicistikën a letërsinë e lidh pazgjidhshmërisht me fatin e të lindurit në një qytet si Pogradeci. Ndjesitë qytetare prej tij na i rrëfen, çfarë e ka bërë të reagojë edhe si grua, duke qenë aktive në përmbushjen e qëllimit të saj final- lirinë. Këtu është shenja e pesimizmit pse femrat në Shqipëri ende nuk po njohin plotësisht të përmbushur individualitetin. Meri Lalaj i qëndron në distancë çdo meloje femërore, për të përplasur egërsinë e shoqërisë si përballje, dhe jo thjesht si sfida grash, në anën e kundërtën të saj, të dobëtën. Në romanin e saj të dytë, Meri na tregon dashurinë, pa njohur moshë, si dashuri qeniesh, ndjesi prej të cilave shpirti nuk shuhet kurrë në shpresë. Meri, qytetarja e Pogradecit, që ka lënë pas gjithë historinë e saj në romane, thotë: Shqipëria do të bëhet vetëm me dashuri. Zonja Meri, jeni nderuar nga Bashkia e qytetit të Pogradecit me titullin Qytetare Nderi. Çfarë kuptimi merr për ju, konkretisht, ky nderim? Më 6 mars të këtij viti unë u nderova nga Bashkia e qytetit të Pogradecit me titullin Qytetare Nderi me motivacionin: Personalitet i shquar në fushën e letrave dhe të përkthimit, e pamposhtur nga vështirësitë e jetës, aktiviste e njohur për të drejtat e gruas. Natyrisht, ky nderim që më bëhet nga qyteti im merr më tepër kuptim për mua që të punoj edhe më shumë, të plotësoj detyrat që i kam vënë vetes, duke shkruar e përkthyer në gjuhën tonë të bukur shqipe, në gjuhën e Perëndive. Më vjen mirë kur mendoj se ky vlerësim më bëhet mua edhe si femër. Jeni lindur në Pogradec. Çfarë ju ka dhënë ky qytet, në çdo dimension të mundshëm të ekzistencës? Pogradeci është një qytet i rrallë me bukuri mahnitëse. Unë kam pasur rast që të ndodhem në disa kryeqytete të Evropës, ata janë të bukur, shumë të bukur, por kam thënë me vete: Nuk janë të miat... Nuk është Pogradeci im... e në kokë më janë vërtitur vargjet e Musa Vyshkës shkruar kur ne ishim studentë: Ndoshta do të shohim bulevarde shumë / ku zhurma e madhe ëndrrat ti tremb, / por mua do të më dalë nëpër gjumë / veç ajo rrugë e ngushtë me kalldrëm. Më thoni a ka qytet më të bukur sesa Pogradeci im, të cilit natyra ia ka falur të gjitha: liqenin, malet, kodrat, Lumin e Madh, fushën dhe më tej e ka zbukuruar dora e njeriut, sidomos në këto vitet e fundit. Në këtë qytet, ku kam parë për herë të parë dritën e diellit, ku kam hedhur hapat e parë në jetë, kam kaluar një fëmijëri të mbushur me dritë e plot ëndrra, ndonëse u rrita pa baba. Ne ishim katër fëmijë, kujdesi i nënës sonë qe i jashtëzakonshëm po ashtu i gjysheve dhe i hallave. Kujtoj se në vendlindjen time ku sapo kam filluar të shoh botën dhe njerëzit rreth e rrotull meje sytë e mi kanë parë shkrimtarin Mitrush Kuteli që vinte tek shtëpia e dajos përballë tonës dhe nëpër oborrin tonë gjithnjë kalonte poeti Lasgush Poradeci për tu ngjitur lart në Kala. Pra, që në fëmijëri kur sapo kisha filluar të lexoja, sytë e mi kanë parë këta dy kolosë të letrave shqipe. Ne, moshatarët e mi kemi qenë një brez që kemi lexuar shumë, gjithçka e kemi marrë nëpërmjet librit. Në këtë qytet, në Pogradec, kam kryer gjimnazin dhe të them të drejtën kemi pasur një shoqëri të mirë e të sinqertë, të cilën e ruajmë edhe sot e kësaj dite. Në këtë qytet kam shumë miq e shokë të cilët i takoj me mall sa herë që vete atje. Në këtë qytet jetojnë mijëra nxënës, të cilëve u kam dhënë mësim e kam jetuar me shqetësimet dhe gëzimet e tyre e të familjeve të tyre, por nga ana tjetër edhe unë kam ndier respektin dhe dashurinë e tyre. Ky qytet është i lidhur me shumë fije të pazgjidhshme me qenien time, sepse këtu kam varret e të parëve të mi, gjyshërve dhe prindërve, këtu jetojnë njerëz të afërm të gjakut tim. Në jetën tuaj ka edhe diçka tjetër, ndoshta të errët, që ka të bëjë me luftën e klasave në kohën e diktaturës Ndonëse kjo është një periudhë e jetës sime të cilën e kam strukur diku në një cep të trurit dhe nuk dua ta kujtoj, natyrisht që nuk është e mundur ta harroj. Unë u martova me një njeri, i cili, siç thuhej në ato kohëra, i përkiste një familjeje me përbërje të keqe politike. Ne jetuam në minierën e Manzës, atje, për shkak të lidhjes sime bashkëshortore ndodhesha në kushte internimi; më hoqën të drejtën për të punuar në profesionin tim në arsim, më lanë pa punë dhe së fundi u detyrova të bëja punëra të rëndomta: të fshija zyrat e zyrtarëve, të zieja qumështin për minatorët, të seleksionoja qymyrguri në turnin e tretë e për njëfarë kohe të llogarisja pagat e punëtorëve. Nga kjo jetë e mundimshme u sëmura rëndë, mjekët më bënë një operacion e më shpëtuan jetën, por më tej duhej të ndahesha nga bashkëshorti. Isha e detyruar aq më shumë që kisha dhe një vajzë, të cilës duhej ti jepja një jetë pak më ndryshe sesa ajo që po bëja, ime bijë nuk duhej të vuante për bukën e gojës dhe nuk duhej të rritej në një barakë mbuluar me letër katrama dhe shtruar me baltë. U ktheva në qytetin tim të lindjes, në ato kohëra sidomos pas ndarjes unë shihesha shtrembër si njeri që nuk ish i denjë për të gëzuar të gjitha të drejtat që jepte sistemi socialist, ndonëse vazhdova punën e mësueses në një shkollë tetëvjeçare të qytetit, mua kurrë nuk më dhanë një fletëlavdërimi, me gjithë rezultatet e larta në punë, time bijë nuk e lejuan kurrë të dalë në televizor, apo kurrë nuk e vlerësuan si nxënëse të dalluar. Këto vuajtje e mundime u kanë ndodhur shumë njerëzve, shumë familjeve në Shqipëri, ka njerëz që kanë vuajtur shumë më tepër se sa unë dhe nuk po bëj ndonjë heroizëm që po rrëfej disa gjëra, mendimi im është të mos harrohen sepse e tërë Shqipëria nën diktaturë ka qenë një dramë e madhe, por secila familje ka pasur dramën e vet e kështu çdo person ka vuajtur aq sa i ka rënë për hise. Besoj se në këtë drejtim si qytetare e kam bërë detyrën time duke shkruar romanin Dashuri e ndaluar në të cilin kam përgjithësuar këtë anë tragjike të jetës nën diktaturën komuniste, më të egrën që ndodhi në Atdheun tonë. Unë jam gjithnjë pranë atyre njerëzve që u ka ikur jeta kot, nëpër burgje e internime e më pikon shpirti tek i shoh sot me letra nëpër duar duke kërkuar më të paktën dëmshpërblimin e vuajtjeve të tyre. Cilët janë njerëzit që ju kanë qëndruar pranë në ato vite, flitet edhe njërin prej tyre, Lasgushin!? Unë u ktheva në Pogradec, në vendlindjen time tok me time bijë. Në ato vite ishte tepër e vështirë për mendësinë e një qyteti të vogël të pranonte një grua të ndarë nga burri, natyrisht paragjykohej shumë keq dhe unë duhej ta përballoja me guxim. Pata mbështetje nga familja ime, nga kryetari i Komitetit Ekzekutiv, i ndjeri Bexhet Zagorçani, i cili më futi në punë, nga mikeshat e mia veçanërisht Behije Zgjani, Fatbardha Sulstarova, Irena Bardhushi dhe Dëshira Darova të cilat nuk më paragjykuan e më qëndruan pranë. Në ato vite fillova edhe të shkruaj të botoj nëpër gazeta e revista dhe më ka ndihmuar Dritëro Agolli, i cili ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, Sadija