E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramaj kërkon golat me Auen, për të fituar Kombëtaren kuqezi

Gjermani “Besoj se trajneri Kuzhe e ka një vend për mua në përfaqësuese”

Futbollisti kosovar i Erzgebirge Aue, Alban Ramaj, u dëmtua në ndeshjen miqësore kundër Shalkes, të humbur 1-3. Ramaj në këtë ndeshje ka pësuar gërvishtje në kofshë. “Për fat të keq luajta vetëm 15-minuta dhe pësova dëmtimin. Do mungoj 3 javë, por kam shpresa që pas dy javësh të kthehem. Besoj se kam mjaft kohë në dispozicion për t’u rikuperuar dhe për të fituar në 11-shin e parë pas kësaj pauze”. Lojtari ka pasur disa oferta interesante nga Dyseldorf, Paderborn, CSKA Sofja dhe CF Cadiz në Spanjë, por në fund ai ka preferuar të luajë me Auen, ku është ambientuar shumë mirë, ku shikon si plus edhe mbështetjen e shqiptarit tjetër, Skerdilajd Curri. Ai ka dy ëndrra: një ekip në Bundeligën I gjermane dhe aktivizimin me Kombëtaren e Shqipërisë. Të dyja beson se do të mund t’i realizojë falë golave, të cilët shpreson t’i shënojë në sezonin që pritet të fillojë në kampionatin gjerman: “Besoj se trajneri Kuzhe e ka një vend për mua në përfaqësuese”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›