Rama:“Skënderbej”, Sheshi i shekullit të ri me vlera historike
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaron se ndërtimi i sheshit Skënderbej do të bëhet duke marrë në konsideratë si vlerat historike por dhe duke e sjellë atë në shekullin e ri.Edi Rama i është përgjigjur sot paradite nga sheshi Skënderbej, Kryeminstrit Berisha i cili pak ditë më parë bëri thirrje për ruajtje të identitetit të sheshit duke zbatuar përcaktimet e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Rama inspektoi punimet në sheshin kryesor të Tiranës si dhe prezantoi fazën e dytë të projektit të riskonstruksionit.
“Ndërtimi i sheshit duke marrë në konsideratë rëndësinë historike dhe duke vlerësuar aspektin tradicional të tij por edhe duke e sjellë këtë shesh në shekullin e ri”. Rama nënvizoi se ndërtimi i sheshit nuk ka asnjë arsye të bëhet pjesë e një polemike në të cilën ai vetë nuk dëshironte të merrte pjesë dhe se për një projekt “në të mirën e përbashkët” ishte i nevojshëm bashkërendimi dhe energjia pozitive.
“Nuk dua të hyj në asnjë polemikë. E kam thënë dhe e përsëris. Ky është një projekt madhështor, ambicioz, i ndërlikuar. Është një projekt shumë qëndror për kryeqytetin dhe për të gjithë qytetarët që jetojnë në Tiranë dhe jashtë saj dhe këtu duhet bashkërendimi i të gjitha forcave, si dhe energji pozitive. Cdo energji negative, e destzruktive nuk është në të mirën e kësaj pune që unë e konsideroj në të mirën e përbashkët.”
Rama tha se punimet në shesh nuk do të sjellin një bllokim tërësor të sheshit, por do bashkëpunohet me policinë rrugore për të garantuar rrjedhshmëri të trafikut që të mos pengohet në masën që të bëjë të pamundur qarkullimin rreth sheshit.
“Ndryshimi i rrugëve të qarkullimit do të bëhet me faza. Nuk do të ketë një bllokim tërësor të sheshit pasi kjo do dëmtonte seriozisht gjithë vijueshmërinë e trafikut në Tiranë dhe praktikisht do ta bënte të pamundur qarkullimin. Është një ndryshim që do të bazohet pjesë pjesë në koordinim të plotë me policinë rrugore e cila ka gjithë eksperiencën dhe disponibilitetin për të garantuar këtë proces. Është një domosdoshmëri që punimet të vazhdojnë me një ritëm të lartë. Njëkohësisht rrjellshnëria e trafikut të mos pengohet në masën që të bëjë të pamundur qarkullimin rreth sheshit.”
Dy dite me pare kryeministri Berisha ftoi kundërshtarin e tij politik të pezullojë punimet dhe t’i nënshtrohet diskutimeve të gjera e transparente të qarqeve akademike e mediatike të vendit. Ndersa drejtori i Inspektoratit të Ndërtimit, Gjergj Bojaxhi, (pak orë pas marrjes së detyrës) i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës të marrë lejet përkatëse për vijimin e punimeve në sheshin "Skënderbej" në qendër të Tiranes duke theksuar se nëse Bashkia nuk zbaton ligjin, INUK do të bëjë shkresë për të anuluar punimet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Edhe Ish-të përndjekurit politikë jane perfshire ne debatin për sheshin "Skënderbej" duke kerkuar qe në vendin ku dikur ngrihej busti i Enver Hoxhës, të vendoset një obelisk për viktimat e komunizmit.
(Suela Gera/BalkanWeb)