E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë,terrorizmi, goditet Beteja Revolucionare

ATHINE- Policia greke i ka dhënë një goditje të fortë organizatës kryesore të armatosur, Beteja Revolucionare, Ea, duke arrestuar 6 anëtarë të saj. Gjatë operacionit antiterror janë arrestuar dhe 2 gra.

Beteja Revolucionare u krijua ne 2003 dhe perben nje gurp me elemente nga ish organizata famekeqe ‘17 nentori’ qe u shperbe ne 2002

Sipas burimeve nga policia këto arrestime janë të parat që nga krijimi i kësaj organizate në 2003. Policia ka sekuestruar një kompjuter, armë dhe materiale për të përgatitur bomba. Beteja Revolucionare u krijua ne 2003 dhe pëbën një gurp me elemente nga ish organizata famekeqe ‘17 nëntori’ që u shpërbë në 2002.

Beteja Revolucionare, në 2007 mori përgjegjësitë për sulmin ndaj ambasadës amerikane si dhe ka kryer një sërë atentatesh. Sulmet e fundit, të cilat ishin të fuqishme por për fat të mirë pa viktima janë ato kundër Bursës në Athinë si dhe kundër një kompanie sigurimesh. Në një dokument të disa muajve më parë Beteja Revolucionare paralajmëronte sulme të mëdha kundër përgjegjësve të krizës ekonomike, ndërsa e cilësonte politikën e kryeministrit socialsit Papandreu si “sulmi më i madh i klasave dhe social pas luftës”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›