Shoqëria civile e Edvinit, një formacion ushtarak për të ndalur integrimin e shqiptarëve
Rama mban tryeza e mbledhje me një organizatë që drejtohet nga Ditmir Bushati dhe që flet kundër vizave, me një shoqatë të pushtetit vendor që drejtohet nga Bledar çuçi, anëtar i Asamblesë socialiste, si dhe me Erion Veliajn flet për fondet e shoqërisë civile. I gjithë dialogu, një formacion paraushtarak me frymëzim të fortë antieuropian
Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), prezantoi pak ditë më parë një sondazh, apo anketë, realizuar me disa dhjetëra qytetarë shqiptarë, mbi statusin e tyre social në krahasim me një vit më parë dhe njëherazi optimizmin e tyre, përsa i takon të ardhmes dhe integrimit. Në bashkëpunim me një kompani sondazhesh, si ajo e Gallup me qendër në Bullgari, EMA prezantoi një raport përmbledhës, lidhur me studimin më të fundit të realizuar në Shqipëri, përmes një sondazhi, duke komunikuar se shqiptarët ndjeheshin më të lumtur dhe se statusi i tyre ekonomik dhe social kishte ndryshuar në krahasim me disa vite më parë.
Një pjesë e mirë e medieve, i kushtuan një vlerësim shumë korrekt këtij raporti, por anashkaluan një fakt po aq të rëndësishëm. Nën asistimin e grupeve armiqësore dhe filosllave, për të lënë pas Shqipërinë, në aspiratën e integrimit, proces ky që i ka marrë jo vetëm kohë Shqipërisë, por edhe një angazhim të jashtëzakonshëm institucional, Lëvizja Evropiane, demonstroi para opinionit publik, një thirrje indirekte drejtuar Komisionit Evropian, se shqiptarët duan të gjithë të ikin nga Shqipëria, në rast të firmosjes së “Schengenit”.
Kjo strategji e prezantuar në Tiranë, në prani edhe të përfaqësuesve diplomatik të Bashkimit Evropian dhe njëherazi edhe të zyrtarëve të lartë të politikës shqiptare, është mirëfillti lëvizja e Edi Ramës, për të penalizuar në një formë apo tjetër, lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Manipulimet me shifrat dhe koherenca për të rritur prirjen e shqiptarëve për të emigruar fuqishëm në vendet e Bashkimit Evropian, përbëjnë artikulimin e një teze, përmes së cilës i përcillet një mesazh Komisionit Evropian, për rrezikun që i pret vendet e Unionit, në rast heqje të vizave për qytetarët e Shqipërisë.
Përfaqësuesit e Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), Gledis Gjipali, Arbër Mazniku, Erjon Veliaj dhe Ditzi Bushati, nën asistencën e Edi Ramës dhe eksponentëve të tjerë socialistë, hartuan një projekt i cili u bë transparent për mediat, përmes një metodike manipulimi shumë të sofistikuar, aq sa shqiptarët po konsideroheshin si më optimistët e rajonit, por në vazhdën e këtij pseudo-vlerësimi, thuhej se afro 38 përqind e tyre, shifër kjo mjaft e lartë dhe njëherazi e frikshme për institucionet evropiane, janë të gatshëm të lënë Shqipërinë, në rastin më të parë të mundshëm...
Mesazh ky, shumë i qartë, dhe u adresohej në mënyrë korrekte institucioneve të Bashkimit Evropian, duke njollosur imazhin e vendit, përmes paralajmërimit të një eksodi të mundshëm, muajt në vijim.
Ajo që duket absurde dhe njëherazi megalomane nga gjithë kjo tymnajë e klikës së Edi Ramës dhe e satelitëve të tij në OJQ, është fakti i thjeshtë se si mundet që forca kryesore politike e opozitës, të lobojë përmes anekseve të saj, për të bllokuar në urgjencë, procesin e liberalizimit të vizave Shqipëri-BE.
Megjithatë, për këtë çështjen e emigracionit ka të dhëna zyrtare dhe flasin studiues të shumtë, të cilët e përkufizojnë edhe në bazë të kapacitetit maksimal që ka vendi ynë. Kësisoj, nga Shqipëria mund të emigrojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, vetëm 3.5 për qind e popullsisë dhe jo 38 për qind që raportoi Gledisi me Ditziun. Kapaciteti maksimal i vendit tonë, për të emigruar në vendet “Schengen”, është pikërisht në atë shifër të papërfillshme dhe se prezantimi i sondazhit të Lëvizjes Evropiane, është jo vetëm i pasaktë, por për më tepër i është nënshtruar një procedure të komplikuar manipulimi, por që kurrsesi nuk kaloi pa u vënë re.