E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mashtron ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët

Ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste, reagojnë republikanët Partia Republikane akuzon socialistët se po mashtrojnë ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët, duke i bërë pjesë të programit çështjet e tyre. Anëtari i kryesisë së PR-së, Maksim Begeja tha se të tilla demagogji të PS dhe kryetarit të saj Rama, janë një gjë normale tashmë, pavarësisht se ishte vetë kreu i socialistëve që u ka deklaruar ish pronarëve që pronat e tyre t’i kërkojnë diku tjetër. “Partia Socialiste vendosi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë të saj që të përfshijë në program ish-pronarët dhe ish- të përndjekurit politikë duke kërkuar kështu që të dalë me flamurin e zgjidhjes së problemeve të tyre. Kjo është demagogjia e radhës e PS dhe e kryetarit të saj Edi Rama i cili pretendon se gjoja kjo qenka thjesht shprehje e shkruar e asaj që është thënë prej kohës nga PS. Edi Rama ka harruar se jo më larg se fundi i vitit të kaluar deklaroi se problemin e pronave ju pronarët shkoni ta zgjidhni me të tjerët”, u shpreh Begeja. Partia Socialiste miratoi javën e kaluar disa ndryshimet në statut, duke u prezantuar para opinionit publik si një parti e hapur dhe e shtresave sociale. Pavarësisht, kjo lëvizje e Edi Ramës, pa qëllim nuk është trajtuar me seriozitet nga ish pronarët dhe ish të përndjekurit, për sa kohë lideri i opozitës nuk ka shfaqur ndonjëherë interes për ta, për të mos thënë të kundërtën që i ka fyer, se për të nuk përbëjnë kurrfarë interesi. E megjithatë, ky lloj destabiliteti dhe arrogancë e tepruar e Edi Ramës, ka marrë fund dhe as nuk vlen të diskutohet, për sa kohë, ish pronarët dhe ish të përndjekurit prej 20 vitesh pluralizmi politik si forcë të interesave të tyre kanë konfirmuar Partinë Demokratike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›