PE rrëzon fusnotën: Serbia, jo zgjedhje në Kosovë
Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë votash Rezoluten për Kosovën, që ishte paraqitur nga raportuesja Ulrike Lunaçek dhe hedh poshte amendamentin per perfaqesimin e Kosoves me fusnote.
Pas debatesh është miratuar amandamenti, që i bën thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ti inkurajojë sportistët nga Kosova, që të marrin pjesë në Olimpiadë.
Në këtë Rezolutë u bëhet thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë, meqë siç tha zonja Lunaçek, kjo do ti bënte më efektive përpjekjet e BE-së.
Rezoluta për Serbinë
Në Parlamentin Evropian, me shumicë votash, është miratuar Rezoluta për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, në të cilën i bëhet thirrje Beogradit që të mos i shpallë zgjedhjet lokale në Kosovë.
Në Rezolutë, poashtu, kërkohet që Serbisë, sa më shpejt që të jetë e mundur, ti caktohet data e fillimit të negociatave për pranim.
Në rezolutë gjenden edhe vlerësime pozitive për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, reformat e brendshme dhe përparimin e bashkëpunimit me rajonin.