E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbante peng të emën, kapet përdoruesi i drogës

Shtepia ku 27- vjeçari mbante peng te ëmën

Një 27- vjeçar, mban peng të tekave të tij të ëmën pasi kishte frikë nga denoncimi i saj në polici, për veprimet arbitrare.

Thanas Proko nga fshati Llongo i Komunës së Dropullit të Sipërm, është prangosur nga forcat e Policisë së Gjirokastrës, mbi të cilin rëndojnë tri vepra penale. Prej disa ditësh, ai ishte kthyer në një monstër të vërtetë për familjen Proko, pasi ushtronte dhunë dhe kërcënonte me vrasje të ëmën e tij Evlambinë, nëse do të denonconte në polici,  për përdorim të lëndëve narkotike. Ka qenë një moment kur mesditën e djeshme, e ëma e Prokos, ka gjetur momentin e duhur, për ti shpëtuar të birit nga vëzhgimi ditor duke shkuar në godinën e Komunës në fshatin Vrisera.

Pasi nuk ka parë prezencën e saj në ambjentet e shtëpisë, 27- vjeçari është larguar me shpejtësi në drejtim të ambienteve të komunës dhe aty ka qëlluar me shkelma dhe mjete të forta dyert e godinës. Nën efektin e marijuanës, 27- vjeçari me një mjet metali në dorë kërcënonte punonjësit e komunës, të nxirrnin nënën e tij, por nuk arriti pasi policia mbërriti në vendngjarje. Pas dy orësh ndjekje u bë e mundur kapja e tij.

Policia nuk u mjaftua vetëm me arrestimin për shkatërrimin e pronës dhe prishjes së rendit dhe qetësisë publike të Prokos, por ushtroi një kontroll të imtësishëm në banesën e  e tij ,ku  u gjet një sasi gati 2 kg marijuanë. Veç dy veprave penale, mbi Thanas Prokon, rëndon edhe vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Piro Nase

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›