E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramazani ne Meke. Shenohet nga mbi 1 miliarde besimtare

Arabia Saudite shënoi fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit me ndezjen e dritave në  kullën e orës më të lartë në botë, në qytetin e shenjtë të Mekës. Vendlindja e Islamit, fillon muajin e agjërimit të Ramazanit sot, së bashku me shumicën e shteteve të tjera të Gjirit.

Muslimanët mbajtën sytë nga qielli i natës  në kërkim të hënës së re për të përcaktuar fillimin e Ramazanit, muajit të shenjtë për më shumë se një miliard besimtarë në  botë, të gatshëm  të agjerojnë nga agimi deri në muzg. Për shkak të stinës së nxehtë bizneset dhe zyrat kanë  reduktuar oraret gjatë ditës dhe shpesh qëndrojnë hapur në mbrëmje.

Ora gjigande e cila qëndron në krye të një grantaciele në qytetin e shenjtë shënoi tiktakun e parë në fillim të Ramazanit të vitit të kaluar, me shpresën se Arabia Saudite do të kthehet në kronometrin zyrtar të botës muslimane.

Ora që sipas Riadit është më e madhja në botë, ka katër anë e një  diametër  prej 43 metrash në secilën faqe. Në  400 metra lartësi ajo është e vendosur në grantacilën e dytë më të lartë në  botë në ndërtesën e një hoteli gjigand me  pamje mbi xhaminë e  shenjtë, ku muslimanët e gjithë botës drejtojnë sytë, pesë herë në ditë për lutje.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›