Shpeton SHBA. Arrihet marreveshja per borxhin

Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se udhëheqësit republikanë dhe demokratw kanë arritur një marrëveshje mbi rritjen e tavanit të borxhit amerikan. Sipas marrëveshjes së propozuar, bëhet fjalë për një rritje me $2.4 miliardë. Në këtë mënyrë është penguar klasifikimi i vendit si i paaftë për të paguar.
“Ende priten disa vota shumë të rëndësishme nga anëtarët e Kongresit, por unë dua të njoftoj se liderët e të dyja partive në të dyja dhomat kanë arritur marrëveshjen që do të zvogëlojë deficitin dhe do të shmangë moslikuidimin – që do të kishte një efekt shkatërrues për ekonominë tonë” deklaroi presidenti Obama.Thelbi i marrëveshjes është rritja e kuadrit të kredive dhe plani për likuidimin afatgjatë të borxheve. Kufiri maksimal i borxheve në SHBA do të rritet pa qenë nevoja për të arritur marrëveshje në Kongres për këtë. Këto masa do të shoqërohen nga shkurtimet e shpenzimeve në gati 3 miliardë dollarë në harkun kohor të dhjetë viteve. Pa rritjen e kufirit maksimal të borxheve SHBA do të ishte kthyer më 2 gusht në vend i paaftë për të paguar.
Të dy dhomat e Kongresit Amerikan, ajo e Senatit e kryesuar nga demokratët dhe e Dhomës së Përfaqesuesve e dominuar nga republikanët duhet të votojnë për kompromisin e arritur. Grindjet e republikanëve dhe demokratëve amerikanë për borxhet kanë reflektuar nervozizëm në tregjet ndërkombëtare.
Delina Bitraku