E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramires vazhdon në Chelsea

Mesfushori brazilian Ramires i ka dhënë përkrahje Chelseas, duke nënshkruar kontratë të re trevjeçare deri më 2017.

24 vjeçari iu bashkua gjigantit londinez nga Benfica për 18 milionë funte në gusht 2010. Me marrëveshjen e re, ai ka përfituar edhe ngritje në pagë.

Ramires u kthye në fushë në barazimin me Birmingham Cityn në FA Cup të shtunën pas tre jave mungesë për shkak të një lëndimi në gju. Ai ka realizuar tetë gola në 26 paraqitje deri më tani gjatë këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›