Benitez në vend të Villas-Boas

Sipas medieve angleze, Rafael Benitez mund të kthehet sërish në Premierligë.
Strategu spanjoll është kandidat për bankinën e Chelseas, që thuhet se do të shkarkojë Andres Villas-Boasin në rast se skuadra eliminohet nga Napoli në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
E përditshmja Daily Mail ka sugjeruar se pronari i Chelseas, Roman Abramovich, nuk do të tolerojë eliminimin e hershëm nga Liga e Kampionëve dhe në një rast të tillë do të largojë Villas-Boasin duke e zëvendësuar me Benitezin, i cili është pa angazhim prej kur u shkarkua nga Inter në fund të vitit 2010.
Spanjolli udhëhoqi Liverpoolin gjatë 2004-2010.