E Diel, 1 Nëntor 2026

Shaqiri: Heynckes, mos u hidhëro nëse shënoj ndaj Bayernit

Drejtuesit e Bayern Munchenit janë shumë të lumtur që kanë mposhtur konkurrencën e shumë klubeve të mëdha evropiane dhe kanë arritur ta bëjnë të vetin talentin Xherdan Shaqiri.

Por, pikërisht ky i fundit mund t’i zhgënjejë udhëheqësit dhe tifozët e gjigantit bavarez të mërkurën, kur Basel dhe Bayern Munchen do të përballen në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Pikërisht për këtë, Shaqiri, i cili nga vera do të kalojë në stadiumin ‘Allianz Arena’, para kësaj përballjeje ka telefonuar trajnerin e ardhshëm Jupp Heynckes dhe e ka pyetur se a do t’i vijë mërzi nëse shënon gol ndaj skuadrës së tij.

“E kam pyetur Heynckesin se a do të hidhërohet me mua nëse do të shënoj gol kundër Bayernit”, ka treguar Shaqiri i cili shton se pas kësaj, trajneri gjerman ka reaguar duke qeshur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›