Behrami kthehet kundër Lazios

Prej kur erdhi në Firencë në janar 2011, është bërë një prej futbollistëve kryesorë të ekipit. Mesfushori Valon Behrami në trembëdhjetë muajt e deritashëm me Fiorentinën ka munguar në vetëm tri përballje.
Të martën i erdhi edhe e katërta pasi për shkak të një problemi muskulor nuk është ftuar në skuadër për ndeshjen e mbetur kundër Bolognas. Mirëpo, sipas medieve italiane, kosovari me pasaportë zvicerane do të rikthehet në fushë të dielën në përballjen me ish skuadrën e tij, Lazio.
Ai së bashku me trajnerin Delio Rossi do të ndeshen me ekipin romak, me të cilin dikur shijuan gëzim dhe emocione të shumta.