Carroll, i lumtur në Liverpool

Sulmuesi i Liverpoolit, Andy Carroll ka thënë se është i lumtur në klubin nga Anfield Road.
Prej transferimit nga Newcastle në Liverpool për 35 milionë funte në janar 2011, Carroll, 23 vjeç, ka shënuar tetë gola në 40 paraqitje. Por, në ndeshjet e fundit, fillimisht në mungesë të Luis Suarezit e më pas përkrah uruguaianit, ai ka përmirësuar lojën e tij.
“Ndihem mirë sërish. Kam filluar të shënoj gola dhe mendoj se gjërat kanë filluar të shkojnë ashtu si duhet. Jam i lumtur, vetëbesimi më është shtuar dhe gjithçka është më mirë”, tha Carroll për BBC Sport.