Ramiz Alia: Mos më kë rkoni të bë hem anë tar i partisë së re
Demeti: Ta ngreme zerin per kultin e shokut Ramiz. Imami: Ju jeni pionier i demokracise
Dialogu i studenteve me ish-Presidentin Ramiz Alia, ne 11 dhjetor 1990, mbyllet me apel kunder dhunes dhe me premtimin e ngritjes se partise se re. Ne kete pjese te fundit debatohet per kultin e individit, ndersa studentet vleresojne Aline se nuk ka buste. Pjesa e fundit dominohet nga Alia, i cili nuk rresht se apeluari per qetesi. Debati i pacensuruar mes studenteve dhe Alise u botua i plote ne librin e publikuar nga Aleksander Meksi.
Mimoza Ferraj: E pse duhet te kopjojme gjermanet ne? Ligjet i bejme vete, pse duhet te kopjojme te tjeret?
Ramiz Alia: Ato ligje do bejme edhe ne. Ligji qe kemi bere ne na pershtatet neve. Çdo vend ka ligjet e veta. Duhet te ecim ne rruge normale apo anormale? (nderhyrje nga salla: kjo eshte anormale). Nese kerkoni te ecni ne rruge anormale, ta dini se ato nuk çojne drejt shendoshjes se gjendjes. Prandaj, perfundimisht jua thashe, ju them prape, se asnjera pale nuk duhet te ece drejt dhunes.
Azem Hajdari: Ne nuk jemi per dhune.
Ramiz Alia: Nuk duhet te ecim drejt dhunes. Asnje nuk duhet te ece drejt dhunes. Te gjithe duhet te zbatojme ligjet. Nese thyhen ligjet e shtetit, kushdo qe i thyen, gabon. Prandaj, eksperienca ka ne bote sa te doni, qe tregon se eshte ecur drejt dhunes. Une personalisht jam kunder nje rruge te atille. Prandaj duhet te perpiqemi te bisedojme, te jemi per dialogun, te bisedojme, te jemi te rregullt me gjerat, per te tere flas, per gjithe popullin. Mos harroni, une per kete ju ftoj. Çdo gje t’ia nenshtrojme interesave te popullit, çdo gje t’ia nenshtrojme interesave te atdheut. Shoke te dashur, ju lutem kini kujdes, kini kujdes. Nuk vleresohet si duhet situata, situata e pergjithshme. Nuk jane situatat aq te qeta sa duken ne siperfaqe, prandaj mos leme shtigje per rreziqe qe mund t’i kanosen lirise dhe pavaresise se atdheut tone. Ketu kjo eshte nje detyre e tere neve, duke filluar qe nga une dhe deri tek ai femija me i vogel. Kete une ju bej thirrje juve; studenteve, rinise ne radhe te pare, e cila ka qene dhe eshte nje force e gjalle e kombit, e cila kupton, eshte nje force qe do te çoje perpara atdheun tone socialist, do te çoje perpara interesat e popullit. Prandaj, ne kete plan, ne kete kuader, secili nga ju te veje forcat dhe perpjekjet. Ju vendosni si te doni per kete shoqaten qe do beni. Mos me fusni mua ne keto, se pastaj do kerkoni qe te behem edhe anetar i partise (te qeshura ne salle). Mua mos me futni ne ato, si te thuash, planet qe ashtu juve. Ju keshilloj edhe njehere qe te shkoni ne shkolle, te shkoni ne mesime, te punoni atje per te gjitha keto plane, programe, synime qe keni ju.
Arben Demeti: Fillimisht do te thoja qe...
Ramiz Alia: Vetem shiko, shiko para se te vendosim, per ate çeshtje une do ju thosha nje gje, te vendosim nje rregull. Une per vete jam per rregulla, jam qe te respektohen normat e caktuara ne jeten tone. Tashti, ne qofte se do te ecim ne kete rruge, kupton, kjo eshte rruga e drejte. Ne qofte se mendojme se do te perdorim rruge te tjera, ato jane te gabuara. (nderhyn Arben Imami: Jo shoku Ramiz, asnje nuk..) Une jam per rrugen e dialogut, te diskutimit te qete dhe per kete une nuk i kursehem asgjeje. Une isha gati te vija edhe atje, ne konviktin e studenteve (reagime nga salla). Dale, dale mos u nxitoni, d.m.th edhe ate e beja, megjithese e dija ( studentet nuk shkonin ne shkolle pa ardhur ti) vetem nje gje logjike eshte. Nuk ju kam refuzuar asnjehere. Deshira ime eshte te mbaj kontakte me te rinjte, te dialogoj me to. Çeshtja eshte ketu, nese do te behet nje takim...
Azem Hajdari: Dialogu duhet te jete i sinqerte, nuk ka pse te thuhet ju duhet te shkoni ne mesim dhe pastaj te bejme dialog. Ramiz Alia: A jo, tashti s’ka kuptim. Tani ti me ve kushte. (nderhyrje nga salla: keto jane kerkesat e studenteve)
Azem Hajdari: Ne nuk veme kushte, po ju paraqesim kerkesat.
Arben Demeti: Me lejoni te bej nje permbledhje te fjales suaj shume shkurt, se shpresoj se ky nuk do jete takimi i fundit, pasi siç na ka ardh njoftimi diten e premte, do bejme nje takim me ju ne Pallatin e Kongreseve. Meqe jam ketu, ora gjashte eshte nje çike vone, por e diskutojme edhe kete çeshtje.
Ramiz Alia: E bejme edhe ne dy po deshe.
Arben Demeti: Ne fund te fundit, meqe jemi dhe ne pragun e zgjedhjeve dhe kjo nder te tjera e bente me imediate kete levizje, eshte kjo, qe kjo organizate, kjo parti politike, qe do te krijohet shume shpejt brenda disa diteve, neve, te paraqesim kandidatet tane ne te gjitha zonat elektorale te vendit dhe kemi besimin e plote se do te fitojme shumicen e parlamentit, shumicen e Kuvendit Popullor. Ky eshte qellimi shume i larte qe kemi ne. Duke arritur qe te fitojme shumice ne Parlament, do te bejme ate qe Parlamentin tone ta kthejme nga nje leve, deri tani jo fort efikase per Shqiperine, qe nuk e ka luajtur fare rolin qe duhet te luante, ne nje organizem ligjvenes fuqiplote te Shqiperise qe do te vendosi per fatet e popullit dhe atdheut ne menyren me te sakte dhe me te plote. Lidhur me figuren tuaj, ju e dini. Une personalisht doja t’u thosha diçka, megjithese nuk doja ta merrnit vesh qe jua kam thene une. Ju kam cilesuar nga fillimi i ketij viti, ne bisedat me studentet, figuren tuaj, meqe ju i dhate i pari hov procesit te demokratizimit dhe pata parasysh te tjere, nje rrjete merimangash frenuese (nderhyn Ramiz Alia: Jo, jo mos fol keshtu) per kete pune, keshtu e kam thene, duhet te ngreme nje çike zerin per figuren e shokut Ramiz, sepse sikur s’jeni ndjere shume.
Ramiz Alia: Jo, une nuk kam nevoje, nuk dua.
Arben Demeti: Ju nuk keni nevoje. Sikur te kisha ndonje perçe ne fytyre, me mire do ishte. Fakti eshte se ju nuk keni ndonje bust, nuk kemi pare ndonje bust te Ramiz Alise ndokund.
Ramiz Alia: S’duhet te kete (reagime nga salla)
Arben Demeti: Qarte, nuk duhet te kete, eshte shume e drejte. Po ne kemi shume buste te tjera, mos i permendim ketu.
Ramiz Alia: Jane me merite. (duartrokitje te gjata)
Arben Demeti: Sa e nevojshme dhe sa e domosdoshme eshte qenia juaj atje, aq e nevojshme dhe aq e domosdoshme duhet te jete eleminimi i disa njerezve (debate ne salle)
Arben Imami: Juve jeni pionier i demokracise.
Ramiz Alia: Shiko, mos me bej elozhe shume, se pastaj do inatosem.
Arben Imami: Nuk jane elozhe.
Ramiz Alia: Epo, ik tashti. Nuk me duhen. E mo, mbarove ti tani?
Arben Demeti: Jo, nuk kam mbaruar, kam shume per te thene.
Ramiz Alia: Epo, mos i harxho te gjitha tani. Hajde ta mbyllim, (nderhyrje nga salla: te duam shume). Edhe une ju dua shume.