E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger kërkon qëndrimin e Clichyt

Nga Express më 26 qershor 2011 në ora 18:08

Menaxheri Arsene Wenger ka theksuar se Arsenali është duke bërë gjithçka në fuqinë e tij për të mbajtur Gael Clichyn në Emirates Stadium.

Mbrojtësi i majtë francez spekulohet se kërkohet nga Roma dhe Liverpooli, derisa hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin.

Por, Wenger shpreson se Clichy do të bindet të vazhdojë qëndrimin në klub. “Ne kemi filluar bisedimet me Gaelin dhe duam që ai të mbetet në klub”, tha Wenger për Sunday Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›