Ramush Haradinaj, qytetar nderi i Tetovës

Këshilli komunal i Tetovës me aklamacion ka shpallur sot liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, qytetar nderi i komunës së Tetovës.
Ky titull i jepet Haradinajt për kontributin e tij të dhënë për përparimin e të drejtave të njeriut. Ceremonia e dhënies së titullit qytetar nderi i Tetovës do të mbahet më 4 shkurt në sallën e Kuvendit Komunal të Tetovës.
Në arsyetimin e dhënies së këtij titulli thuhet se, Ramush Haradinaj është një figurë politike, që gjatë tërë kohës ka reflektuar angazhim dinjitoz dhe modern mbi bashkëpunimet ndër-shqiptare, por edhe rajonale.
“Ai mbetet një protagonist i politikës moderne, një figurë bashkëpunuese për përparimin e të drejtave të njeriut dhe të hapjes ndaj vlerave më të mira evropiane në rajon”, raporton RTK.
Pikërisht për këto vlera universale që inkorporohen në vizionin e tij, Komuna e Tetovës i ndanë titullin qytetar nderi./Indeksonline/