E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demaçi: Për heronjtë nuk mjaftojnë vetëm fjalët

( E plotësuar) Kryeministri Hashim Thaçi në përvjetorin e 16 të rënies së dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha tha se ata janë realizuesit e ëndrrës më të madhe, vdekjes për liri.

“Më 31 janar të viti 1997 Kosova kishte humbur tre bijtë e saj, por sot ata i kujton Kosova e lirë, i kujton kombi shqiptarë, i nderkon Kosova në 5 vjetorin e pavarësisë”, tha Thaçi.

Sipas Thaçit, Zahiri, Hakiu dhe Edmondi janë tre pishtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Janë tre fitimtarë, sepse ata qenë me popullin e tyre në kryerjen e aspiratave të tyre”, theksoi Thaçi.

......

Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi thotë se dëshmorët e kombit janë bërë të pavdekshëm sepse hoqën dorë nga partitë politike dhe ndoqën vetëm interesat kombëtare.

Demaçi në ceremoninë përkujtimore të organizuar për dëshmorin Zahir Pajaziti, tha se ajo që bënë Zahiri me shokë nuk shpërblehet vetëm me përkujtime.

“Ne ishim heronj të luftës, ju bëhuni të paqes “, tha Demaçi.

Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të punojnë dhe të bëjnë në Kosovë për të cilën “do ta na kishte lakmi bota.

“Ju ftoj t’i shërbëjmë popullit, është momenti i fundit që të punojmë e ti shërbejmë popullit”, theksoi ai.

Zahir Pajaziti, Haki Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, u vraë më 31 janar të vitit 1997, në njërën nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Indeksonline//Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›