E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramushi, po me PDK-në?

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 11:24

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë po koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga burime shumë të afërta me tre personalitetet që kanë udhëtuar në Hagë, Ahmet Isufi, Blerim Kuçi dhe Ali Berisha.

Sipas tij, ata gjatë ditës së premte kanë udhëtuar për në Hagë dhe janë pritur nga Ambasadori i Kosovës në Holandë ndërsa të shtunën janë takuar me kryetarin e tyre, Haradinaj, ku kane marrë dritën e gjelbër për formimin e koalicionit.

Sipas tij, Haradinaj i ka thënë po koalicionit dhe nuk ka vendosur kusht qe Kryeministri në largim Hashim Thaçi të jetë apo jo kryeministër.

Pro koalicionit janë shprehur dhe të gjitha degët e Aleancës për Ardhshmërinë e Kosovës, ndërsa i vetmi modalitet që ka mbetur të diskutohet është nëse AAK do të marrë presidentin dhe 4 ministri apo një zv.kryeministër dhe 6 ministri të tjera. /qendra.info/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›