E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramzi pozitiv, kthen arin olimpik

Vazhdon rikthimi i medaljeve të marra nën hijen e dopingut gjatë olimpiadës "Pekin 2008". Pas Davide Rebelin, të privuar nga argjendi olimpik në çiklizëm, është radha e atletit në distancat gjysmë të gjata, Rashid Ramzi, që sipas "Associated Press", do të duhet të rikthejë medaljen e tij të artë të marrë në garën e 1500 metrave. Sipas lajmeve të djeshme, ai ka rezultuar pozitiv për doping. Medalja i shkon kenianit Kipruto Kiprop.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›