E Diel, 1 Nëntor 2026

Runi, i terrorizuar nga Kapelo: Trajneri më frikëson jashtë mase

Sulmuesi i Mançester Junajtid dhe Kombëtares angleze, Uejn Runi, ka bërë të ditur se trajneri Fabio Kapelo e tremb jashtëzakonisht shumë. Për tabloidin "The Sun", 23-vjeçari ka pohuar se kur ndodhet përpara teknikut italian, ai nuk arrin as ta shohë në sy. "Më kanë bërë përshtypje gjërat e vogla, tregoi Runi, si për shembull kur të ecën përkrah në korridor dhe duket sikur as nuk të sheh, apo edhe mënyra sesi lëviz dhe si të vëzhgon. Të gjithë e dinë që Kapelo ka një status si ‘njeri i hekurt‘, por ai ka edhe një hije të rëndëm e cila të tremb shumë". Më tej, talenti britanik ka zbuluar se diskutimet me Kapelon lidhen vetëm për aspekte të futbollit dhe asnjëherë për tema të tjera të jetës së përditshme. "Kur grumbullohemi në Kombëtare, e kemi të qartë që ndodhemi aty për të punuar dhe për asgjë tjetër. Nuk jemi në skuadër për të folur për artin apo për jetën private. S‘e kemi pyetur asnjëherë, gjithashtu edhe trajneri s‘na ka pyetur asnjëherë. Në fund të seancave stërvitore, gjithsecili shkon në dhomën e tij".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›