Çelsi ka gati një ofertë 44 milionë euro për Agueron
Çelsi po përgatit një ofertë prej 44 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas të Atletiko Madrid, Serxhio Aguero, e cila do t‘u prezantohet të hënën menaxherëve të tij. Lajmin e bën të ditur "Daily Telegraph". Përfaqësuesit e argjentinasit, nga ana e tyre do të diskutojnë ofertën e rrogës, për të cilin sulmuesi do të ishte i gatshëm të firmoste për klubin e Londrës. Ata kanë kërkuar që transferimi të kryhet gjatë merkatos së verës. Në të kaluarën Aguero kishte kërkuar një rrogë prej më shumë se 6 milionë sterlinash në vit (6,7 milionë euro), e cila do ta bënte atë sulmuesin më të paguar te Çelsi. Por kjo u refuzua nga Roman Abramoviç, por tashmë duket se ka pranuar, sipas tabloidit. Çelsi do të takohet të hënën me menaxherin e tij, Bruno Satin, përfaqësues e i shoqërisë IMG, një ndër më të mëdhatë në botë, me shpresën për të arritur një marrëveshje, sepse, sikurse nënvizon shtypi anglez, Atletiko Madrid mundet ta lërë të lirë argjentinasin. Klubi spanjoll pret një ofertë më të madhe se 50 milionë, por situata aktuale mund ta shtyjë të pranojë ofertën e parë të anglezëve. Gjithsesi, transferimi, i vlerësuar me 40 milionë sterlina, do të duhet të regjistrohet në Premier League si një nga blerjet më të shtrenjta pas asaj të Robinjos nga Mançester Sitit. Kjo do të njoftonte edhe synimin e Roman Abramoviç për të investuar te Çelsi, pas 3 vitesh me pak shpenzime. Sipas "Daily Telegraph", trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, ka informuar manjatin rus se Aguero është një nga prioritetet e tij për të përforcuar skuadrën gjatë dimrit. Pasi ka marrë autorizimin për të bërë merkato, pas heqjes së pezullimit të FIFA-s për çështjen "Gaby Mudingayi", është në pritje të vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS). Ai ka shënuar dy gola për skuadrën madrilene kundër Çelsit (2-2) në ndeshjen e Champions League në stadiumin "Vicente Calderon". Ançeloti pas ndeshjes, ka bërë shaka, duke thënë se do të dëshironte të blinte menjëherë argjentinasin. Në fillim të kësaj jave ka pasur një takim mes drejtuesve të Çelsit për të diskutuar strategjinë e blerjes së Agueros. Menaxheri i tij edhe një shumë prej 5 milionë sterlina për ndërmjetësimin e firmës, që do të ishte një pengesë e kësaj tratative. Sipas të përditshmes, ai do të ishte i gatshëm të ulë kërkesat fillestare. Bruno Satin është në Brazil në këto momente, por do të udhëtojë drejt Argjentinës për të gjetur një zëvendësues për Agueron tek Atletiko. Një zgjedhje mund të jetë Salvio, i cili mund të jetë një lojtar i duhur për bardhekuqtë. Gjatë kësaj kohe, Atletiko siguron se nuk ka asnjë provë, që Çelsi të ketë treguar interes për lojtarin. Kështu që nuk mund të thuhet asgjë me siguri në lidhje me të ardhmen e futbollistit, aktualisht në forcë te Atletikon Madrid. "Daily Telegraph" ka konfirmuar se vendosmëria për të marrë sulmuesin te Çelsi është absolut dhe se është i gatshëm të kalojë përtej limitit të dukshëm të 44 milionë eurove për të firmosur me Agueron, edhe pse e di se nuk do të mund ta aktivizojë në ndeshjet e ardhshme të Champions League.