E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rangers, klubi në shitje

Rangers Glasgow mund ta shohë shumë shpejt ndërrimin e pronarëve.

Ishte vetë klubi skocez, që ka borxhe 31 milionë funte, ai që e bëri të ditur këtë lajm. Pronarët aktualë kanë filluar negociatat me një grup biznesi me në krye Andrew Ellis, i cili ishte munduar që në vitin 2001 ta blinte klubin anglez Queens Park Rangers.

Siç shkruan në ueb faqen e Glasgow, bisedimet kanë avancuar dhe shumë shpejt klubi mund t’i ketë pronarët rinj. Bashkë me Celtic Glasgow, Rangers është njëri nga dy klubet më të mëdha skoceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›