E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho dëshiron largim përfundimtar

Robinho nuk dëshiron të rikthehet më te Manchester City. Sulmuesi brazilian, i cili është i huazuar te Santos deri në muajin qershor, e ka përsëritur sërish faktin se dëshiron të shitet përfundimisht nga Citizens.

Klubet e interesuara për 26 vjeçarin sigurisht se janë në gjendje gatishmërie, në veçanti Barcelona, që duket më e favorshmja për t’i kënaqur kërkesat e ish futbollistit të Real Madridit.

Edhe pse City nuk e ka marrë asnjëherë në konsideratë shitjen përfundimtare, dëshira e futbollistit mund të luajë rol në ndryshimin e gjërave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›