Ranieri: De Rosi nuk ikën as për 80 milionë
Ranieri gjen përballë ish-skuadrën e tij, të cilën e drejtoi sezonin e kaluar. Megjithatë, ai nuk ka asnjë dëshirë për t’u hakmarrë ndaj “Zonjës”: “Jam njeri i futbollit dhe e di si funksionojnë këto gjëra. Kam mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera me drejtuesit dhe lojtarët e Juventusit dhe nesër do t’i përshëndes me shumë dëshirë”.Ai shtoi se edhe pse Juve nuk ka treguar vazhdimësi gjatë këtij sezoni, përsëri mbetet një skuadër e rrezikshme që duhet respektuar. Në fund Ranieri dha një përgjigje të prerë në lidhje me interesimin e Realit të Madridit për mesfushorin Daniele de Rosi: “Nuk do ta shisja as për 80 milionë”.