Arsenali s’ka vend për Henryn

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka përjashtuar mundësinë e angazhimit të sulmuesit Thierry Henry në formë huazimi nga New York Red Bulls gjatë afatit kalimtar të janarit.
Legjenda e gjigantit londinez është duke stërvitur me ish skuadrën e tij për të ruajtur formën fizike gjatë pushimit në MLS. 34 vjeçari ishte yll në skuadrën e Wengerit që fitoi titullin më 2003-04 dhe u largua drejt Barcelonës më 2007 si golashënuesi më i mirë në histori të Arsenalit.
Ai mund ti bashkohet Topçinjëve në janar para fillimit të sezonit në MLS por një mundësi e tillë është përjashtuar nga Wenger.
“Kam ekip të madh. Për momentin ne kemi 26 futbollistë në skuadër të gjerë. E ardhmja e Thierrys është në Shtetet e Bashkuara. Ai do të kthehet atje në shkurt, deri atëherë, do të stërvitet me ne për të ruajtur formën fizike” tha Wenger për The Sun.