E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bollëk golash në kategorinë e parë, Luftëtari marshon i sigurtë, Kukësi konfirmohet në Vlorë

Java e 10-të e kategorisë së parë ka prodhuar bollek golash, një javë që ka shkuar përgjithësisht në funksion të vendasve. Përjashtim bën Kukësi që fiton 3-1 në Vlorë dhe me këtë fitore kuksianët konfirmojnë momentin e mirë, duke qenë të tretët në rënditje. Luftëtari ka shkatërruar 5-1 në fushën e tij Ilirinë dhe me këtë fitore marshon i sigurtë  drejt rikthimit në kategorinë superiore. Besëlidhja nukgabonnë fushën e saj duke mundur Gramshin 2-0. Lushnja nën drejtimin e Saimir Malkos nuk njeh kundërshtar, gjë të cilën e ka bërë edhe ndaj Besës, që e ka mundur 1-0 në Roza Haxhiu. Skrapari e ka ndëshkuar tre herë Gramozin dhe shkon në kuotën e 13 pikëve. Butrinti e ka dominuar totalisht sfidën me Burrelin, takim i cili u fitua 4-0 nga sarandiotët. Elbasani bëhet ekip shtëpie, ku pas humbjes në mesjavë në transfertën e Gjirokastrës, në Ruzhdi Bizhuta fiton 2-1 me Mamurrasin. Himara dheAdajanë ndarë në barazim.

KATEGORIA E  PARE / Java 10

SKRAPARI GRAMOZI 3-0

BESËLIDHJA GRAMSHI 2-0

LUFTËTARI- ILIRIA 5-1

LUSHNJA BESA 1-0

BUTRINTI BURRELI 4-0

VLORA KUKËSI 1-3

HIMARA ADA 1-0

ELBASANI MAMURRASI 2-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›